Arrestohen nëntë të dyshuar për mbi 20 vjedhje

Arrestohen nëntë të dyshuar për mbi 20 vjedhje

Policia në Pejë ka arrestuar të premten nëntë persona, të dyshuar për kryerjen e mbi 20 vjedhjeve, njofton Insajderi.

Policia bën të ditur se të dyshuarit janë grup i organizuar dhe janë udhëhequr nga dy persona, të cilët janë nga fshatrat e Pejës dhe Istogut.

“Gjatë muajve, tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, ky grup i të dyshuarve ka pranuar se ka kryer mbi 20 vjedhje të rënda, në fshatin Vitomiricë, Komuna Pejë, ku kryesisht janë thyer shtëpi te pa banuara, me pronarë që jetojnë jashtë Kosovës. Nga këto shtëpi ata kanë vjedhur sende te ndryshme siç janë televizorë, llaptop, mjete të punës, makina për kositje të barit, pajisje te kuzhinave, ndërsa gjitha mjetet e vjedhura ishin bartur me vetura qe kanë marrë me qira (Renta a Car).

Në numrin prej 20 shtëpive që të dyshuarit kanë hyrë me forcë, në 6 raste prej tyre, nuk kanë vjedhur asgjë, pasi qe edhe ata vetë e kanë pranuar se kanë pasur për qellim të vjedhin te holla, ari dhe sende tjera te vlefshme, mirëpo nuk kanë gjetur. Njëjtë kanë deklaruar edhe ankuesit e këtyre rasteve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të dyshuar për këto vepra janë:
– J.F. lindur me 1994
– F.L. lindur me 1987
– S.B. lindur me 1992
– L.N. lindur me 1993
– A.S. lindur me 1992
– A.F. lindur me 1996
– N.J. lindur me 1992
– B. B lindur me 1992
– K.Z lindur me 1981

/Insajderi.com

Arrestohen nentë (9) tё dyshuar për kryerjen e mbi njëzetë (20) veprave penale ‘Vjedhje e Rëndë’

Pejë, 15 janar…

Posted by Kosovo Police on Friday, January 15, 2021