Arrestohen një shtetas turk e një grua shqiptare për trafikim të organeve

Arrestohen një shtetas turk e një grua shqiptare për trafikim të organeve

Policia e kosovës ka arrestuar dy persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa të dyshuarit janë, një shtetas turk dhe një femër shqiptare nga Shqipëria.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, rasti është duke u hatuar nga njësiti i hetimeve të departamenti për krime të rënda i PK.