Pesë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Skenderaj, meqë dyshohet se të njëjtit janë përfshirë në një rrahje, njofton Insajderi.
Siç njofton Policia e Kosovës, të gjithë të dyshuarit dhe një viktimë kanë pranuar trajtim mjekësor.
Ndërsa, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje kurse dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
“Skenderaj 08.08.2020-19:30.Janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin përfshirë në rrahje. Si pasojë e rastit të gjithë të dyshuarit edhe një viktimë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Rast vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Insajderi.com/