Arrestohen pesë zyrtarë policorë, dyshohen për keqtrajtimin e qytetarëve në Prizren

Arrestohen pesë zyrtarë policorë, dyshohen për keqtrajtimin e qytetarëve në Prizren

Pesë policisë janë arrestuar të shtunën pasi u publikua një video ku “dëgjoheshin duke ofenduar e keqtrajtuar disa qytetarë në Prizren”.

Ngjarja kishte ndodhur në korrikun e vitit të kaluar dhe “torturuesit” dyshohet të jenë këta pesë zyrtarë policorë.

“Hetuesit e IPK-së pas pranimit të rastit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren që kanë përfshirë marrjen e deklaratave nga dëshmitarët okular si dhe sigurimin e disa audio incizimeve ditëve të fundit”.

“Pas veprimeve hetimore, në konsultim me prokurorinë e Prizrenit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot pesë zyrtarë policorë që ishin të përfshirë si të dyshuar në këtë incident (një rreshteri dhe katër zyrtarëve policorë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative)”, thuhet në njoftim.

“Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i lehtë trupor” kurse me vendim të Prokurorisë Themelore në Prizren të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra”.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”. /Insajderi.com