Arrestohen prindërit në Podujevë, lanë pa përkujdesje fëmijët e tyre

Arrestohen prindërit në Podujevë, lanë pa përkujdesje fëmijët e tyre

Burrë e grua janë arrestuar të martën e 14 dhjetorit në Podujevë pasi kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre.

Sipas policisë, viktimat janë vajza 12 vjeçe dhe djali 9 vjeç.

“Podujevë 14.12.2021 – 13:30. Janë arrestuar burrë e grua kosovarë, pasi që kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre (vajzë dhe djalë njëri 12 e tjetri 9 vjeç) duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

Me vendim të prokurorit, dhe në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, fëmijët janë dërguar në strehimore.

Ndërsa, të dyshuarit (prindërit) janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com