Stacioni Policor në Deçan ka arritur bashkë me Prokurorinë Themelore në Pejë në katër operacione të ndara t’i sekuestrojë tetë armë ilegale bashkë me municion, përcjell Insajderi.
Mes armëve të sekuestruara janë katër pistoleta, një pushkë automatike si dhe tri pushka gjysmë automatike.
“Lidhur me këto raste janë arrestuar shtatë (7) persona të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorisë”, thuhet një njoftim.
Policia e Kosovës ditëve të fundit ka shtuar aksionet e saj. /Insajderi.com