Arrestohen tre persona, dyshohet se e kanë rrëmbyer një vajzë

Arrestohen tre persona, dyshohet se e kanë rrëmbyer një vajzë

Janë arrestuar tre persona në Prishtinë, natën e së martës, me datë 25.08.2020, të cilët dyshohet se e kanë rrëmbyer një vajze, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se pas lajmërimit të rastit, policia ka arrit që t’i identifikojë dhe t’i kap të dyshuarit.

Më pas te dyshuarit dhe vajza e moshës së re, janë dërguar në polici për verifikim të mëtejmë të rastit.

Aktualisht në lidhje më këtë rast, është dukë asistuar edhe policia e Komunës së Lipjanit.

 

“Policia ka pranuar informatën se dyshohet qe një person (femër) është rrëmbyer në Lipjan dhe të dyshuarit kanë lëvizur me një veturë në drejtim të Prishtinës. Njësitet policore, konkretisht ato për reagim të shpejt të rajonit të Prishtinës, menjëherë pas pranimit të kësaj informate kane arrit që ta identifikojnë dhe para pak qestesh në rr. Xhorxh Bush në Prishtinë e kanë ndaluar veturën e dyshimtë, me c ‘rast 3 persona të dyshuar dhe një femër e moshës së re është shoqëruar në Polici për verifikime të mëtejme dhe sqarim nëse behet fjalë për ndonjë veprim të kundërligjshëm. Është njoftuar edhe stacioni policor në Lipjan të cilët do të asistojnë në trajtimin dhe sqarimin e rrethanave të mëtejme lidhur me rastin”./Insajderi.com