Arrestohen tre persona, kërcënuan zyrtarët policorë në Malishevë

Arrestohen tre persona, kërcënuan zyrtarët policorë në Malishevë

Tre persona të cilët kishin përdorur fjalë fyese dhe kishin kërcënuar zyrtarët policorë, janë arrestuar gjatë së enjtes së 1 prillit në Malishevë, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00, ku patrulla nga stacioni policor i kësaj komune ishte në kryerje të detyrës në rregullim të trafikut në rrugën ”Imer Krasniqi”.

Siç bën të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi rajonal i Gjakovës, Nysret Xhurkaj, në këtë rrugë kishin hasur me disa vetura të parkuara në kundërshtim me shenjat e trafikut dhe zyrtarët policorë filluan shqiptimin e dënimeve mandatore.

Pasë shqiptimit të tiketave nga ana e policisë, dy kundërvajtës, tani të dyshuarit në shenjë revolte për një gjë të tillë i’u ishin drejtuar me fjalë kërcënuese zyrtarëve policorë dhe njëri nga ta ishte nisur në drejtim të zyrtarit policor për ta sulmuar por ishte ndalurar kur polici i kishte tërhequr vërejtjen që të mos i afrohej.

Ndër të tjera ai i ishte drejtuar zyrtarit policorë duke i thënë “do ta shohësh se kush jam unë sepse unë e di se ku rri ti dhe aty do të shihemi” dhe fjalë tjera kanosëse.

Të njëjtat sjellje kishte thënë edhe kundërvajtësi tjetër.

“Në ato momente nga një kafiteri doli edhe i dyshuari i tretë ku pasi ndërhyri në rast i’u drejtua të dyshuarve të tjerë me fjalët ‘Ejani dhe mos bëni zhurmë këtu, këta po i njihni e shihemi me ta kur të kryejn detyrën’”, tha Xhurkaj.

Te njëjtit janë shoqëruar për në stacionin policor dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij të tre të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. /Insajderi.com