Arrestohen tre persona, mashtruan qytetarët për viza gjermane

Arrestohen tre persona, mashtruan qytetarët për viza gjermane

Policia ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen  se ju kanë premtuar qytetarëve pulsim në Gjermani, kryesisht në fushën e ndërtimtarisë.

Në këmbim të kryerjes së këtyre shërbimeve qytetarët  duhet të paguanin shumë të parave të faza të ndryshme, shkruan Insajderi.

Aksioni i koduar “Vizat” është realizuar sot nga Policia e Kosovës.

“Personat e dyshuar të arrestuar janë: I.B. viti i lindjes  1983, Sh. B. viti i lindjes  1952, E. P. viti i lindjes  1996. Në lidhje me rastin janë sekuestruar para në vlerë prej 700 (shtatëqind) euro si dhe 3 (tre) telefona mobil, të cilët do të shërbejnë si prova materiale përgjatë procedurave”.

Ndrërsa me urdhër të prokurorit, personat e dyshuar të arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.