Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për “pastrim parash”.
Inicialet e tyre janë A.N, E.N dhe V.L, njofton Insajderi.
Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka deklaruar se “Dy të dyshuarit parat dyshohet se i kanë vënë në qarkullim duke i deponuar në bankomatët e një banke dhe më pas i kanë tërhequr vlerat e njëjta të parave të cilat kanë qenë të rregullta”.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është arritur të gjenden edhe tri kartëmonedha nga 50 euro (3×50) me ngjyrë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave e materiale”, thuhet ndër tjerash në kumtesë.
Këto para ata dyshohet se i kanë marrë nga personi me iniciale B.N.
“Pas intervistimit ndaj të dyshuarit B.N prokurori i rastit i ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, kurse ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.
Në media është raportuar se bëhet fjalë për Bedri Nikaj, ish-kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit. /Insajderi.com