Tre persona janë arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim ose detyrimi në prostitucion”, njofton Insajderi.
Sipas policisë, të njëjtit në vazhdimësi e kishin mundësuar një të mitur të merrej me prostitucion.
Tek dy të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
“Pejë, 2020-2021.Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit dyshohet që në bashkëkryerje në vazhdimësi e kishin mundësuar viktimën femër kosovare e mitur në veprën e cekur më lartë .Gjatë kontrollit tek dy të dyshuarit është gjetur në posedim dhe konfiskuar një armë ilegale(thikë)”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar.
Rasti është duke u hetuar./Insajderi.com