Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje të armatosur që kishte nodhur gjatë korrikut në fshatin dumosh të Podujevës.
Rasti i grabitjes sipas policisë kishte ndodhur me shtatë korrik ku personat e dyshuar pasi kanë lidhur viktimat ku përfshihen edhe fëmijë (me ngjitës trakë) dhe nën kërcënimin e armëve kanë arrit që nga shtëpia e viktimave të marrin një shumë të konsiderueshme parash, sasi të stolive të arit, një veturë të tipit Ford Focus si dhe gjësende të tjera me vlerë.
Aksioni i policisë për arrestimin e të dyshuar ka filluar me datën 05.10.2017, kur është arrestuar personi i parë i dyshuar: B. Zeneli, 25 vjeç, ndërsa personat tjerë të dyshuar F. Sejdiu, 41 vjeç dhe R. Islami 26 vjeç janë arrestuar me datën 15, 16 nëntor.
Ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.