
Tre persona dy prej të cilëve të mitur, janë arrestuar nga policia në Ferizaj për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “ 12 Qershori”, ku njërit nga të dyshuarit i mitur i ishte gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 6.39 gramë.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Një person tjetër po i moshës së mitur është arrestuar në rrugën “Latif Hasani” në Ferizaj, për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Atij i është gjetur sasi të substancave narkotike me peshë rreth 0.68 gramë të llojit marihuanë.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.