Janë arrestuar tre persona në Prishtinë për shkak të një tentim vrasje më 24 tetor të vitit 2020.
Policia e Kosovës ishte shpallur në kërkim të tre të dyshuarit.
Aksionin e Policisë e ka kumtuar për Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.
Të tre të dyshuarit janë:
GJ, mashkull 22 vjeç, shtetas i Kosovës.
GJ, mashkull 20 vjeç, shtetas i Kosovës.
T, mashkull 20 vjeç, shtetas i Kosovës.
Nga ky tentim-vrasje kishin përfunduar dy persona të lënduar të cilët ishin trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Insajderi.com