Në rr. “Garibaldi” në Prishtinë, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë shitur polisa të sigurimit të veturave për udhëtime jashtë shtetit të Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme.
Si prova materiale janë sekuestruar një llaptop, një shtëpizë kompjuteri dhe dokumente të ndryshme. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.