Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim me njerëz

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Gjilan ka arrestuar tre të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore. Drejtoria për Hetimin e Trafikimit më Njerëz i ka arrestuar këta persona, të cilët dyshohet  se e kanë trafikuar një femër.

Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com