Arrestohen tre persona të kërkuar nga Policia

Arrestohen tre persona të kërkuar nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona që ishin duke u kërkuar.

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Peran të Podujevës në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Edhe një person tjetër në Podujevë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në në vuajtje të dënimit. Në raportin e policisë gjithashtu është bërë e ditur se në Merdarë me datën 27.04.2019-18:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është në mbajtje./Insajderi.com