Arrestohen tre shqiptarë trafikantë droge në Itali

Arrestohen tre shqiptarë trafikantë droge në Itali

Tre shqiptarë janë arrestuar për trafik droge këtë mëngjes nga Karabinerët e Foxhias në Itali, ky 2 prej tyre janë djem dhe një vajzë.

Mësohet se në pranga kanë rënë:

Paola Muhametaj, lindur më 1997.

Jurgen Bubeqi, lindur më 1982.

Xhulio Mançe, lindur më 1991.

Tre të rinjtë u prangosën gjatë kontrollit të një shtëpie në Vaccarella, pas sinjalizimit ditën e enjte se disa shqiptarë që rrinin aty mund të kishin një sasi të madhe droge.

Mediat italiane raportojnë se, një nga të dyshuarit tentoi të hiqte qafe një thes të madh plastik plehrash, duke e hedhur përtej gardhit rrethues të shtëpisë.

Karabinierët zbuluan se brenda thesit me plehra kishte 4 kg marijuanë. U sekuestruan shuma parash të ardhura nga aktiviteti i shitjes së drogës dhe dokumente falso.