Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dhe ka konfiskuar 4.5 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë.
Në njoftim të Policisë thuhet se, “Arrestimi është bërë në rrugën ‘Xhemail Mustafa’ në Fushë Kosovë, në ora 12:45, kur hetuesit policorë nga Njësia e Gjakovës e DHTN-së e mbështetur edhe nga Njësia e Prishtinës e DHTN-së, kanë ndërhyrë në bodrumin e një ndërtese duke zënë në flagrancë tre të dyshuarit duke bërë shkëmbimin e narkotikëve”.
Personat e arrestuar janë dy shtetas kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë.
“Në lidhje me këto veprime është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, janë ndaluar në ndalim policor për 48 orë. /Insajderi.com