Tentuan ta vrasin një person në Pejë – tre të arrestuar

Tentuan ta vrasin një person në Pejë – tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar mbrëmë, pas të shtënave me armë zjarri ndaj një viktime në Pejë, njofton Insajderi.

Sipas policisë, viktima kishte tentuar t’i ikte vrasjes duke u larguar nga vetura e tij edhe pse të shtënat me armë në drejtim të tij kishin vazhduar edhe pas largimit.

Në këtë incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka konfiskuar tri gëzhoja 7.62mm në vendin e ngjarjes që dyshohen të jenë përdorur në incidentin e ndodhur.

“VRASJE NË TENTATIVË Pejë 22.04.2021 – 20:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit deri sa ishin me veturën e tyre kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar. Viktima ka dalë nga vetura dhe ka tentuar të ikë por të dyshuarit prapë kanë shtënë me armë në drejtim të tij por nuk e kanë qëlluar. Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja 7.62mm si dhe në veturë vërehet një vrimë në gomë, dyshohet nga arma. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Insajderi.com