Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tri gra në Gllogoc të Drenasit të enjten mbrëma, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Frikësim gjatë procedurës penale”, përcjell Insajderi.
Sipas policisë, ato kishin kërkuar nga një burrë që ta tërhiqte deklaratën e dhënë një polici.
“Janë arrestuar tri të dyshuarat femra kosovare pasi të njëjtat kishin kërkuar nga viktima mashkull kosovar që ta tërhiqte një deklaratë të cilën ai e kishte dhënë për një rast të më hershëm”, thuhet në raportin e PK-së.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarat dërgohen në mbajtje./Insajderi.com