Policia e Kosovës njofton se në orët e hershme të së premtes ka arritur të arrestojë një 19-vjeçar i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet B.T. është arrestuar në shtëpinë e tij, dhe i njëjti ishte i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.
Pas kompletimit të dokumentacionit, policia bën të ditur se i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën për media./Insajderi.com