Arrestohet 19-vjeçari që kërkohej për veprat “vrasje në tentativë” dhe “grabitje e armatosur”

Arrestohet 19-vjeçari që kërkohej për veprat “vrasje në tentativë” dhe “grabitje e armatosur”

Është arrestuar të mërkurën 19-vjeçari që kërkohej nga policia si i dyshuar për veprat penale, “Vrasje në tentativë” dhe “Grabitje e armatosur”, njofton Insajderi.

Ngjarja kishte ndodhur më 28 mars 2021, në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, më saktësisht në një pompë derivatesh.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Pas marrjes së autorizimeve nga ana e porokurorisë dhe gjykatës përkatëse, hetuesit rajonal kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, A. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com