Arrestohet 20-vjeçari pasi kanosi me thikë motrën e tij

Arrestohet 20-vjeçari pasi kanosi me thikë motrën e tij

Në fshatin Zaskok të Ferizajt, policia ka arrestuar një person pasi dyshohej se ushtronte dhunë në familje.,

Në mbrëmjen e 14 nëntorit, 20-vjeçari me inicialet Q.M., pas një mosmarrëveshje në familje, kishte kanosur me thikë motrën e tij, shkruan Insajderi.com.

“Në lidhje me këtë policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Q.M., 20-vjeçar, i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje kishte kanosur me thikë motrën e tij”, thuhet në raportin e Policisë.

Sulm me thikë

I dyshuari, recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në polici.

Pas intervistimit, 20-vjeçari, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./Insajderi.com