
Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar të premten një person i cili dyshohet për vjedhje të rëndë.
I dyshuari është 20 vjeçar dhe ishte i dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim.
Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Që nga një janari 2021 e deri më sot, në kuadër të realizimit të urdhëresave, urdhër arresteve si dhe letër rreshtimeve, policia e rajonit të Prishtinës ka kryer 223 arrestime të personave të shpallur në kërkim dhe të dënuar nga Gjykata si autor të veprave të ndryshme”, ka thënë Borovci. /Insajderi.com