Arrestohet 23-vjeçari në Mitrovicë, dyshohet se u përfshi në një përleshje

Arrestohet 23-vjeçari në Mitrovicë, dyshohet se u përfshi në një përleshje

Një 23-vjeçar me inicialet A.O., është arrestuar mesditën e së mërkurës në Mitrovicë të Jugut, pasi dyshohet se ishte përfshirë në një përleshje fizike, njofton Insajderi.

Sipas policisë, gjatë asaj përleshje e cila kishte ndodhur më 9 prill 2021, kishte mbetur një person i lënduar, i cili ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Në orët e mesditës së sotme, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar të dyshuarin A.O., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ’sulm’.

Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit është bërë pas një pune hetimore dhe lidhet me një rast të ndodhur, më 9 prill 2021 në Mitrovicë, ku si pasojë e përleshjes i lënduar kishte mbetur viktima i cili është trajtuar në QKUK”, thuhet në njoftimin për medie të policisë.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ’sulm’./Insajderi.com