
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Kaçanik, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas njoftimit, i dyshuari është SH.D., 33-vjeçar.
“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 20:30 ka pranuar një informacion se në një shtëpi banimi në Kaçanik është një rast i dhunës në familje”, thuhet në komunikatën për media.
“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore”.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.
I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./Insajderi.com