Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në pikën kufitare “Vërmicë”, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me Migrantë”.
Sipas njoftimit, i dyshuari është A.O, 36-vjeçar, i cili është intervistuar dhe është ndaluar për 48 orë.
“Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë, më 12.09.2021 rreth orës 17:40, në realizimit të Planit Operativ ‘Migrimi i pa rregullt’, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje dyshimta të një automjeti me targa vendore dhe i cili ishte ndaluar afërsi të autostradës, afër fshatit Shkozë”.
“Patrulla e policisë ka vëzhguar lëvizjet e automjetit dhe në një moment kanë vërejtur se nga mali kanë zbritur pesë persona dhe kanë filluar të hyjnë në automjet. Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kanë ndaluar të dyshuarin dhe pesë migrantët e pa rregullt, të cilët janë shoqëruar për në stacionin e për mbikëqyrjen e kufitare në Vërmicë për procedura të mëtutjeshme”.
Procedurat me migrantë janë kryer nga zyrtarë policorë të Drejtorisë së Migrimit të PK-së./Insajderi.com