Arrestohet 40-vjeçari që mashtroi një grua dhe ia mori nëntë mijë euro

Arrestohet 40-vjeçari që mashtroi një grua dhe ia mori nëntë mijë euro

Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti kishte mashtruar në vazhdimësi në grua, duke i marrë para në vlerë prej nëntë mijë eurove.

Sipas policisë, ai i kishte thënë viktimës se do të përkujdesej për shërimin e saj në një spital.

“I dyshuari pas intervistimit, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatën për medie./Insajderi.com