
Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën në Fushë Kosovë një 41-vjeçar me inicialet A.B., pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur dy persona, të cilët më pas e kishin raportuar në polici, njofton Insajderi.
Ngjarja ka ndodhur më datë 08.12.2020 rreth orës 19:00.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Mbështetur në informacionet e para policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh policore, që rezultuan me identifikimin e personit të dyshuar përkundër shmangies së tij”, ka thënë Borovci.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti kanosje dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orë.
Policia ka nisur hetimet pët zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes./Insajderi.com