Arrestohet 59-vjeçari në Prishtinë – dyshohet se ngacmoi seksualisht fëmijët

Arrestohet 59-vjeçari në Prishtinë – dyshohet se ngacmoi seksualisht fëmijët

Policia e Kosovës nga rajoni i Prishtinës, të hënën ka arrestuar një 59 vjeçar nën dyshimet e bazuara se i njëjti për një kohë kishte ngacmuar seksualisht fëmijët e mitur në Parkun e Qytetit të Prishtinës.

Por familjarët e 59 vjeçarit kanë deklaruar se i njëjti kishte problem mendore. Ndërkohë, policia e ka dërguar në Psikiatrinë e QKUK-së.

“Me date 23.04.2018 ne Stacionin Policor Qendra në Prishtinë është raportuar një rast për ngacmimin e disa fëmijëve tek Parku i Qytetit. Njësia patrulluese ka dale ne vendin e ngjarjes, ka arrestuar personin e dyshuar dhe ka intervistuar edhe dëshmitaret e rastit. Pas arrestimit policia ka njoftuar Prokurorin e çështjes nga Departamenti I Pergjithshem dhe Prokurorin per te mitur”, ka thënë Policia.

Në komunikatën policore thuhet se ndërkohë që Policia ka kontaktuar edhe familjarët e të dyshuarit janë ndritur dyshimet se i njëjti ka demtime të shëndetit mendor.

Aktualisht i dyshuari është duke u trajtuar në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK dhe në bazë të raporteve mjekësore, i dyshuari 59 vjeç ka probleme shëndetësore psikike.