Arrestohet A.Mehmeti, i cili nën kërcënimin e armës ka dhunuar një femër

Arrestohet A.Mehmeti, i cili nën kërcënimin e armës ka dhunuar një femër

Sot nga njësitet e stacionit policor Qendra në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar pasi që i njëjti dyshohet që me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të ketë dhunuar dhe mbajtur të mbyllur një femër.

Polici ka pranuar informatën, se në rrugën “Bajram Kelmendi në Prishtinë, saktësisht në një banesë, viktima është duke u mbajtur me dhunë, nga i dyshuari i armatosur.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka organizuar operacionin për kapjen e të dyshuarit si dhe lirimin e viktimës, operacion ky që ka rezultuar me sukses me ç’rast është arrestuar i dyshuari A.Mehmeti, mashkull 45-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën kohë në vendin e ngjarjes nga njësitet policore është gjetur dhe sekuestruar arma revole e tipit C.Z e kalibrit 7.65mm me 7 fishekë, e poseduar pa leje nga i dyshuari, si dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike ( dyshohet kokainë).

Viktimës së rastit i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor, ndërkohë që personit të dyshuar pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48orësh dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon hetimin e të gjitha rrethanave të cilat e karakterizojnë rastin me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të tyre.