Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes Fatos Sahiti

Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes Fatos Sahiti

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e tyre, Fatos Sahiti, në kufirin Kosovë-Shqipëri.

“Arsyeja që është dhënë më ketë rast ka qenë pjesëmarrja e aktivistit Sahiti në një aksion simbolik muaj më parë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në komunikatën e tyre thuhet se “policia me veprime të tilla po e konfirmon se është e instrumentalizuar, dhe në vend të angazhimit për rend e ligj, ajo është e përqendruar në zbatimin e urdhrave politike të pushtetit të kriminalizuar”.

“Kërkojmë që veprimet e tilla të marrin fund, si dhe lirimin e menjëhershëm të aktivistit Fatos Sahiti. Asnjë lloj veprimi, asnjëherë, nuk do ta zmbrapsë aktivizmin tonë dhe nuk e ndalon përpjekjen tonë për një shoqëri të drejtë dhe një shtet demokratik”, thuhet në fund të njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje