Arrestohet Aleksandar Jabllanoviq

Arrestohet Aleksandar Jabllanoviq

Kryetari i PSK-së, Aleksandar Jabllanoviq është arrestuar sot në mbrëmje në Leposaviq.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës veriore, Besim Hoti, shkruan Lajmi.net.

Hoti ka thënë se Jabllanoviq është shoqëruar në polici së bashku me bashkëshorten tij.

 

“Incidenti ka ndodhur në mes të një grupi ku i përfshirë ka qenë Aleksandar Jabllanoviq, ende nuk kemi informacion se për çfarë janë ngatërruar. Në vend të ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet se i përket personit në fjalë. Nuk ka pasoja e as lëndime nga ky incident”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, të dyshuarit përfshirë edhe Aleksandar Jabllanoviq,kanë qenë nën ndikim të alkoolit. /Insajderi.com