Një person është arrestuar të premten në fshatin Plemetin të Obiliqit, pasi dyshohet se kishte keqtrajtuar fëmijët e tij, njofton Insajderi.
Rasti në polici është hapur si “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.
“Fsh. Plemetin, Obiliq 25.06.2021-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i kishte keqtrajtuar fëmijët e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com