Arrestohet burri që sulmoi fiziisht tri vajza në Prishtinë

Arrestohet burri që sulmoi fiziisht tri vajza në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arrestuar të dyshuarin L.V., pasi ka sulmuar fizikisht tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, njofton Insajderi.com.

Përmes një komunikate, Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij është inicuar rast për kryerjen e veprës penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “ngacmim seksual”.

“Rasti ka ndodhur më 1 shtator 2021, në Rr. “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë, rreth orës 19:00, ku i dyshuari i lartcekur ka sulmuar me grushte dhe një mjet të fortë tri vajza. Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të enjten, në rrjetin social Facebook është publikuar një video ku shihet se i dyshuari sulmon fizikisht me një mjet të fortë tri vajza.

Në video shihet se njëra nga vajzat rrëzohet në tokë, pastaj në ndihmë i vijnë të tjerat, teksa kur nisë të sulmohet nga vajzat e tjera, sulmuesi largohet duke vrapuar nga vendi i ngjarjes./Insajderi.com