Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është njëri nga të arrestuarit në aksionin e ndërprerjes së konferencës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Pos Molliqajt, janë arrestuar edhe pesë aktivistë të tjerë të PSD-së.
Ata thanë se nuk mund ta lejojnë që të kalojë në qetësi konferenca e një përfaqësuese të një “gjykate të padrejtë”.
“Duan ta ndryshojnë historinë e luftës së Kosovës, duke e bërë si një luftë që ka ndodhë në mes të dy agresorëve, e jo si një luftë për liri”, thanë aktivistët e PSD-së.
Por, Trendafilova nuk e kupton gjuhën shqipe, për këtë tha se i vjen keq që nuk i kuptoi çfarë thanë.
Ajo i ftoi aktivistët që të bashkohen në konferencë e t’i bëjnë pyetje.
Gjykata Speciale është themeluar në vitin 2015 me aprovimin e Kuvendit të Kosovës. /Insajderi.com