Arrestohet drejtori financiar i AKPM-së

Arrestohet drejtori financiar i AKPM-së

Policia e Krimeve të rënda ka arrestuar Mendim Sojevën, drejtor financiar në Agjencinë Kosovare për Produkte Mjekësore nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, raporton Koha Ditore.

Sipas Bajram Krasniqit nga departamenti i krimeve të rënda M.S i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Insajderi para pak dite kishte publikuar shkrimin “Dyshime për keqpërdorime me avance në shëndetësi, nisin largimet nga puna”.

Tri ditë para Viti të Ri 2018 F.K., një zyrtari Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) kishte bërë një tërheqje të parave me arsyetimin “avance” dhe shuma ishte 20 mijë euro. Më 28 dhjetor, kryesisht zyrtarët janë në pushim, e derisa avanci kryesisht aplikohet si paradhënie për udhëtime zyrtare.

Por, nga kodi 206 i kësaj ministrie, një kod që ka afro 500 mijë euro në dispozicion për cdo vit, në vitin 2017 nga ky zyrtar janë bërë shpesh tërheqje për avanc, dhe vlerat nisin prej 3 mijë euro e përfundojnë tek 20 mijë. /Insajderi.com