Arrestohet drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi

Arrestohet drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi

Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, është arrestuar gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi.

Arrestimi i tij ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i cili tha se në polici është shoqëruar edhe një zyrtar.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona. Të njejtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Kelani. /Insajderi.com