
Policia e Kosovës ka arrestuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, për hedhje të gazit lotsjellës në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme ku u votua projektligji për demarkacion me Malin e Zi.
Ai kishte qëndruar pak kohë në zyre brenda kuvendit, pasi që kolegët e partisë së tij kishin refuzuar që ai të arrestohet brenda parlamentit. /Insajderi.com