Arrestohet edhe komandanti i Policisë në Bërnjak – Insajderi ju sjell pamjet ekskluzive

Arrestohet edhe komandanti i Policisë në Bërnjak – Insajderi ju sjell pamjet ekskluzive

Edhe komandanti i Policisë në Bërnjak, Dejan Kompereviq është arrestuar gjatë operacionit të sotëm të Policisë në veri të Mitrovicës, raporton Insajderi.

Insajderi ka mësuar nga burimet brenda Policisë se deri tash jane arrestuar mbi 15 policë e doganierë të dyshuar për kontrabandë në Veri.

Operacioni, i cili ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm ka hasur ne rrezistencë të armatosur, derisa nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur së paku një polic.

Ndërkaq pak më herët është arrestuar edhe komandanti i Policisë në Zubin Potok. /Insajderi.com