Arrestohet edhe Nasim Haradinaj

Arrestohet edhe Nasim Haradinaj

Nënkryetari i OVL UÇK, Nasim Haradinaj, është arrestuar nga Policia e Kosovës, njofton Insajderi.

Ai është ndaluar në hyrje të Televizionit T7 ku ishte i ftuar në emision.

Haradinaj nuk ka pranuar të transportohet me veturë te EULEX-it, por vetëm me të Policisë së Kosovës.

Ky arrestim ka ardhur pas atij të bërë kryetarit të OVL-së se UÇK-së, Hysni Gucatit, ku me këtë rast policia e EULEXIT gjatë arrestimit të këtij të fundit, ka bastisur edhe zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës./Insajderi.com