Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në orët e vona ka arrestuar edhe një person, si të dyshuar për plagosjen e avokatit Azem Vllasi.
Sic njofton Policia, edhe personi i tretë i dyshuar për këtë rast është dërguar në mbajtje.
Avokati Azem Vllasi është plagosur dje në mëngjes në banesën e tij në Prishtinë. Lidhur me rastin Policia ka arrestuar Murat Jashari dhe Avni Llumnica.
Mediat kanë raportuar se Jashari ka pranuar se ka tentuar që ta vrasë Vllasin, të cilin e konsideron si tradhtar./Insajderi.com