Arrestohet edhe bashkëpunëtori i “Ciprrës”

Arrestohet edhe bashkëpunëtori i “Ciprrës”

Policia e Kosovës, ka arrestuar të premten edhe bashkëpunëtorin e Besim Hajdarit, i cili i kishte ndihmuar këtij të fundit që të arratisej nga policia, nën dyshimet për plagosje në Podujevë.

Sipas policisë, bashkëpunëtori i “Ciprrës”, kishte ndihmuar këtë të fundit që të arratiset duke dërguar atë në lokacione të ndryshme.Top of Form

Arrestimi i bashkëpunëtorit të Hajdarit kishte ndodhur dje rreth orës 16:00 thuhet në raportin njëzeteekatër orësh të Policisë.

Besim Hajdari i njohur me nofkën “Ciprra” dyshohet se ka plagosur dy persona në Podujevë me 24 dhjetore të vitit të kaluar. /Insajderi.com