Arrestohet gjykatësi Sali Berisha

Arrestohet gjykatësi Sali Berisha

Policia e Krimeve Ekonomike e ka arrestuar gjykatësin e Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Arrestimin e Berishës e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Hekrem Lutfiu.

“Gjyqtari i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, Sali Berisha, është arrestu me urdhër të Prokurorisë Speciale për veprën penale ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare'”, ka thënë Lutfiu.

Ndryshe, Sali Berisha është në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë.