Arrestohet gruaja që rrahu burrin e saj

Arrestohet gruaja që rrahu burrin e saj

Një grua është arrestuar në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, pasi e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortit të saj, njofton Insajderi.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 13:15.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës bashkëshortit të saj kosovar.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com