Arrestohet grupi i grabitësve me maska në Ferizaj

Arrestohet grupi i grabitësve me maska në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës- Njësia e Hetimeve Rajonale në Ferizaj ka arrestuar katër prej pesë personave G.D., Ç.D., R.H. dhe D.M., për grabitjen e 14 prillit të këtij viti në pikën e karburanteve “IT-Petrol”- në Ferizaj.

Personat në fjalë, si grup i organizuar mirë, të maskuar dhe  nën kërcënimin e thikave kishin grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se me vendim të prokurorit ndaj katër personave është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ndërsa njëri nga ta ende është në kërkim e sipër.