Arrestohet Haxhi Hoti pasi kërcënoi Albin Kurtin

Arrestohet Haxhi Hoti pasi kërcënoi Albin Kurtin

Policia e Kosovës ka arrestuar antëtarin e Nismës, Haxhi Hoti, pasi në një postim në rrjetin e tij social “Facebook” ka kërcënuar Albin Kurtin.

Insajderi përmes burimeve të saja ka mësuar se Hoti rreth orës 3:00 të mëngjesi, Hoti është arrestuar nga Policia.

Hoti ka thënë se “Albin Kurti duhet ta lëshojë Kosovë, ose do të vritet”, raportim, ky që fillimisht u bë nga Gazeta Insajderi.

Më pas kandidati për deputet i Nismës e ka fshirë shkrimin, duke thënë se gjithçka ka qenë një gabim teknik. I njëjti ka kërkuar edhe publikisht falje/Insajderi.com