Arrestohet i burgosuri që kishte ikur sot gjatë ditës nga burgu i Dubravës

Arrestohet i burgosuri që kishte ikur sot gjatë ditës nga burgu i Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është arrestuar nga policia i burgosuri i cili sot ishte larguar nga burgu i Dubravës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot gjatë ditës, i burgosuri, i cili mbrëmë ishin larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese Dubravë është arrestuar nga policia”

“H.T , ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale; vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

I njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese Dubravë për të vazhduar mbajtjen e dënimit.

Sipas Planit Operativ “Corona Virus”, i njëjti fillimisht do t`i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt./Insajderi.com