Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë personin e tretë që dyshohet të jetë përfshirë në një grabitje e cila kishte ndodhur më 20 dhjetor të vitit të kaluar në një depo ndërtimore në lagjen “Dardania” në Prizren, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur policia, arrestimi i të dyshuarit është bërë pas bastisjes në dy lokacione në Prishtinë, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.
I arrestuari është B.H., 41 vjeçar.
“Sot, më 30 mars 2021, pas hetimeve të zhvilluara, njësitë e specializuara dhe ato të hetimeve ndërmorën një aksion dhe filluan operacionin e bastisjes me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, dhe gjatë realizimit të bastisjes në dy lokacione në Prishtinë, njësitë policore të hetimeve kanë arritur që të identifikojnë dhe të ndalojnë të dyshuarin e tretë i cili ishte i përfshirë në rastin e grabitjes. Në lidhje me këtë rast u ndalua i dyshuari B.H i lindur në vitin 1980, dhe ndaj tij u aplikua masa e ndalimit në afat prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia është duke vazhduar me hetime në lidhje me këtë rast./Insajderi.com
Policia në Prizren arreston personin e tretë për rastin e ‘Grabitjes’
Prizren, 30 mars 2021
Më datën 20 dhjetor…
Posted by Kosovo Police on Tuesday, March 30, 2021